8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Borrell “Godet” Vuçiqin: Mohuesit e gjenocidit s’kanë vend në Evropë

Rekomandime

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se BE-ja nuk do të tolerojë mohimin e gjenocidit dhe përpjekjet për të rishikuar historinë.

Duke folur të martën për gjenocdin në Srebrenicë, Borrell tha se, 26 vjet pas, kjo datë i kujton të gjithë për domosdoshmërinë e pajtimit jo vetëm në Bosnje dhe Hercegovinë, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

- Advertisement -

“Gjenocidi i Srebrenicës është i njohur ndërkombëtarisht. Është një nga ngjarjet më të errëta në historinë moderne evropiane. Është në ndërgjegjen kolektive të atyre që morën pjesë në të dhe të atyre që nuk e parandaluan atë”.

“Të jem i qartë: përpjekjet për të rishikuar historinë, për mohim të gjenocidit dhe madhërim të kriiminelëve të luftës, nuk kanë vend në Evropë. Ato duhet të ndalen dhe ju siguroj se nuk do të tolerohen”, tha Borrell.

Ai i bëri këto komente pas takimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit të BE-së me Bosnje e Hercegovinën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit