Komuna e Deçanit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, banorët hedhin dyshime të ndryshme.
E ka me urgjencë të arrijë në Qendrën e Mjekësisë Familjare.
Qendra kryesore e mjekësisë familjare në komunën e Deçanit ka katër ditë që po përballet me një situatë të jashtëzakonshme.
Mijëra banorë të kësaj komune kanë kërkuar trajtim si pasojë e helmimit.
Reklamë
Fëmijë, burra, gra e të moshuar të gjithë pa dallim kanë të njëjtat simptoma.
Por si manifestohen këto siptoma?
Shërbimi i profesionistëve shëndetësorë po vlerësohet edhe nga familjarët e pacientëve.
E nga helmimi nuk shpëtuan as zyrtarët policorë.
Një prej tyre menjëherë pas trajtimit mjekësor doli në vendin e punës.
Ky por edhe të tjerët po kujdesen për sigurinë në komunikacion, pasi në Deçan për vizitë erdhi një nga një liderët institucional.
Presidentja Vjosa Osmani ofroi përkrahje për kryetarin e komunës që këtë sfidë do ta kalojnë së bashku.
E i pari i Deçanit shpreson që premtimet që i dhanë presidentja e Kosovës e të tjerët, t’i mbajnë.
Ditëve të fundit nga kjo komunë u raportuan dy vdekje të dyshimta për të cilat Prokuroria në Pejë tanimë ka filluar hetimet.
E familjarët e njërit prej viktimave kanë thënë prapa televizionit që janë duke pritur raportet mjekësore.
Ata pohuan që Z.L kishte marrë trajtim në QKMF mirëpo ishte për shkak të lodhjes, e që pastaj ka ndërruar jetë nga një suIm kardiak.
Disa qytetarë të tjerë hodhën dyshime të tjera për këtë helmim në komunën e tyre.
Të gjitha këto dyshimeve, kryetari i Deçanit po premton që do t’i shkojë deri në fund.
Rezultatet më të detajuara të ujit do të dalin gjatë ditës së martë e ditëve të tjera.