25.6 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Kurti: Thaçi tentoi të na largojë me Gjermaninë dhe të na afrojë me Rusinë

Rekomandime

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, thotë se Hashim Thaçi është për të përfaqësuar politikat e jashtme të vendit, por ai s’mund t’i krijojë ato.

- Advertisement -

Në dialogun me Serbinë, Kurti thotë se do ta spostojë Thaçin.Kurti, i cili i ka fituar zgjedhjet, sipas rezultatit preliminar, thotë se bisedimet me Serbinë do t’i udhëheqë vetë, e jo Thaçi.

“Aktgjykimi i para disa muajve dhe Kosova si republikë parlamentare e bën të qartë se kryeministri duhet ta udhëheqë dialogun me Serbinë”, ka thënë Kurti në një intervistë për syri.net.

Ndërkaq ai thotë se presidenti Thaçi, duke iu mundësuar politikbërja e jashtme, ka tentuar ta afrojë Rusinë e ta largojë Gjermaninë.

- Advertisement -

“Presidenti është për të përfaqësuar politikën e jashtme, e jo për të krijuar politikë të jashtme. Së fundmi ka pasur tendencë për ta spostuar aleatin e dytë më të rëndësishëm të Kosovës pas ShBA-së, Gjermaninë, dhe për të na përafruar me Federantën Ruse”, ka thënë tutje Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit