13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

U konfirmuan baktere në ujin e Deçanit, Ramosaj merr vendim për “Hidrodrinin”

Rekomandime

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” nuk do ta ketë nën menaxhim ujin në komunën e Deçanit, kështu tha kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, në një konferencë për medie.

- Advertisement -

Ramosaj tha se sipas analizave të fundit të IKShPK-së se në disa analiza kanë dalë disa bakterie dhe ka indikacione se uji mund të jetë i kontaminuar.

“Unë sot do të flasë për tri tema e pra ka të bëjë me gjendjen shëndetësore të pacientëve që e kanë kaluar tash këtë, dhe po ashtu me temën e dytë do të flasim për analizat e publikuara 1 orë më herët dhe e ndjejmë për obligim të falënderojmë disa institucionet. Sot edhe unë edhe qytetarët ndihemi më të lehtësuar për faktin se dul një rezultat i cili hedh dritë mbi atë çka është shkaktuar gjithë ky shqetësim, pikëpyetjet dhe hipotezat e teoritë konspirative e marrin epilogun. Më vir keq që gjatë kësaj kohe se kemi pasur një koncetrum të medieve të caktume”.

- Advertisement -

“Do të jem i përkushtuar që kjo problematik me u zgjedh deri në fund ku kam vendos me marr një përgjigje nga të gjitha teoritë konspirative, numrin sot është në rënie mirëpo po vazhdon sepse ky lloj infeksioni e ka fazën e vet dhe po besoj që ditëve në vijim do të marr fund”.

Ai ka folur edhe për aksionin e njësisë së Policisë, në Pejë , Deçan e Istog, ku u arrestuan 10 zyrtarët për keqpërdorim të detyrës.

- Advertisement -

Ai është pyetur se a është arrestuar drejtori i Urbanizimit të komunës së Deçanit, derisa Ramosaj shtoi se drejtori nuk është arrestuar.

“Është aktivitet i shtetit siç është prokuroria, por ne e kemi pasur një kërkesë në kohë të caktuar, nuk bëhet fjalë për ndonjë arrestim dhe e kam dit prej mëngjesit, nuk bëhet fjalë për Drejtorin e Komunës së Deçanit që është i arrstuar”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit