11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Federata Evropiane e Gazetarëve dënon sjelljen e Hysamedin Ferajt

Rekomandime

Federata Evropiane e Gazetarëve – EFJ, ka reaguar ndaj deklaratës së Hysamedin Ferajt se AGK-ja është organizatë e rrezikshme për shtetin dhe se po punon kundër vlerave të gazetarisë evropiane.

“Është krejtësisht e papërgjegjshme të promovohet publikisht urrejtja dhe të drejtohet gishti ndaj gazetarëve në këtë mënyrë. Ne dënojmë këtë sjellje të turpshme dhe e mbështesim AGK-në dhe punën e tyre të rëndësishme që e bëjnë për gazetarët në Kosovë”, kanë shkruar EFJ në Twitter.

- Advertisement -

Feraj, të martën në një prononcim për media ka thënë se AGK-ja është një organizatë e rrezikshme për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, por para së gjithave për qytetarët e saj, sepse sipas tij ka mbrojtur dhe vazhdon të mbrojë një propagandë linçuese që bëjnë gazetarët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit