-0.3 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Dy serbët “erdhën si gangsterë në lokal”/ Rrëfimi i dëshmitarit që akuzon serbët

Rekomandime

Dëshmitari në Deçan, që kallëzoi dy serbët për dyshimin se kanë kontaminuar ujin e pijshëm, duke helmuar mijëra persona, thotë se ata kishin ardhur duke kërkuar për koordinata konkrete.

Gjatë një interviste për mediat, dëshmitari thekson se ata erdhën si gangsterë dhe hynë brenda lokalit ku ky ishte ulur me kuzhinierin.

- Advertisement -

“Kam qenë ulur në sallë aty, kur kanë zbritur ata prej makine, me targa të Novisadit të Serbisë, me kuzhinierin kam qenë ulur kur ata kanë ardhur si gangsterë dhe hynë brenda. Mua më lindi dyshimi që këta nuk janë si duhet.

Duke biseduar me ta, ata kërkonin për rrugë. Në gjuhën serbe aq sa dija u zhvillua biseda, dyshova për ta, shkuan ata dhe pasi shkuan, të nesërmen erdhi policia në lokalin tim. Njoftova rastin dhe iu tregova, i hapa kamerat. Dyshova edhe unë vetë për ta”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit