5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ramush Haradinaj vjen me një mesazh: Partitë as kufijtë nuk do të na ndajnë asnjëherë

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar Kukësin qytet për të cilin ka thënë se është djep i kulturës popullore shqiptare.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka vizituar Bashkinë, Këshillin e Qarkut dhe Prefekturën, për të vazhduar në Muzeun Etnografik, Radio Kukësi, Spitalin Rajonal, lokalin e bashkëluftëtarit Musli Lleshaj që ishte pikëtakim i luftëtarëve të lirisë, si dhe në Vlahen te familja e Avdi Sokolit, tani më të ndjerë, që me të birin Yllin dhe bashkëfshatarët ishin pranë tij në ditë të vështira, pas rënies së Luanit.

- Advertisement -

“Emocional ishte çdo moment gjatë kësaj vizite, veçanërisht homazhet në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut. Kukësi priti dhjetëra mijëra motra e vëllezër nga Kosova, të dëbuar nga pushtuesi gjatë Ekzodit të Madh të vitit 1999. Shtëpitë e këtij populli bujar, ishin strehë edhe për luftëtarët e UÇK-së. Mbi to u hodhën me mijëra predha artilerie gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Përgjatë kufirit, armiku i përbashkët mbolli një numër të madh të minave, e që morën jetë e plagosën shumë banorë të zonës”, ka shkruar Haradinaj.

“Vend i bukur, ashtu si të gjitha viset shqiptare, me burime, liqej, gurra, male e bjeshkë, monumente natyrale, kulturore dhe arkeologjike, Kukësi ka ruajtur traditat më të vjetra shqiptare ndër shekuj.

Sot udhëtova në kohë, në histori, natyrë e kulturë. Në qytetin e nominuar për çmimin Nobel për Paqe, gjeta të përjetësuar në përmendore, emra të shkollave e rrugëve, shumë heronj kombëtar si Bajram Curri, Hasan Prishtina e Shote Galica.

- Advertisement -

Me të drejtë ky qytet me dëshmi civilizimi mbi 6000 vjeçar, quhet edhe Qyteti i Tulipanëve, por këndej rriten edhe qindra lloje të bimëve mjekësore e aromatike.

Shijova edhe gatimet e Kukësit, të përgatitura me shumë mjeshtri sipas traditave të vendit. Radio Kukësi, që nga vitet e ‘60-a, promovoi tek shqiptarët që gjendeshin nën okupim, ndjenjën kombëtare, gjuhën, kulturën dhe historinë tonë të lavdishme. Spitali i tyre, trajtoi qindra luftëtarë të plagosur të UÇK-së, por edhe shumë banorë vendas, që pësuan nga dora barbare”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Haradinaj ka ndarë medalje “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kryetarin e Bashkisë Safet Gjici, kryetarin e Këshillit të Qarkut Abdullah Domi, Prefektin Zenel Kuçana, Radio Kukësin, Spitalin Rajonal të Kukësit, Musli Lleshaj, fshatin Vlahen dhe për Avdi Sokoli (post mortem).

“Mirënjohja dhe falënderimi ynë për popullin e Qarkut të Kukësit është i përjetshëm dhe nuk e mund harresa e as kalimi i viteve. As partitë e as kufijtë nuk do të na ndajnë asnjëherë!”, shkroi në fund Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit