10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vulin qahet përsëri: S’mërzitet BE’ja për ligj as ekonomi, duam që të pranojmë Kosovën e të heqim dorë nga Republika Srpska

Rekomandime

Ministri në uniformë e fashist serb Aleksandar Vulin, u ankua përsëri për atë që ai mendon se janë standarde të dyfishta të BE’së në qasjen ndaj Serbisë. E lëvdoi shefin e tij Vucic për qëndrueshmërinë po ashtu pasi po i reziston sulmeve i vetëm pa ndihmën e shokëve dyfytyrësh sipas tij.

- Advertisement -

Sipas Vulin që ndërroi uniformën e ushtrisë me atë të policisë tani në këtë mandat lëshoi ca deklarata për vit të ri ku ankohet dhe shan BE’në për siç e sheh ai hipokrizinë e tyre. Vucic do të nderohej me çmimin Nobel nëse do të pranonte Kosovën si shtet, e sikur të lejonte shkatërrimin e Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë do të zgjidhte cilin do post të komisionarit në Komisionin Europian.

“Serbia sipas të gjitha kritereve plotëson kushtet për anëtarësim së paku sa shtetet që tani përbëjnë BE’në, e sikur ato kritere që i caktojnë Serbisë t’i viheshin anëtarëve, numri i shteteve do të zvogëlohej ndjeshëm. Se ka gajle BE’ja as drejtësinë as ekonominë, ata kërkojnë që të pranojmë Kosovën e të heqim dorë nga Republika Srpska” tha ai për median serbe Novosti.

Sipas Vulin ai dhe Vucic janë bashkëluftëtarë dhe çdo mbrojtje nga ana e tij për presidentin serb dhe partisë progresive – mbrojtje e politikës së Serbisë së lirë. Ai vazhdoi me lajkat për shefin Vucic duke akuzuar të tjerët që janë më të afërt në ideologji me presidentin serb që e lejojnë që ai të pranoj goditjet i vetëm. Ai shtoi megjithatë se Vucic nuk ka nevojë për mbrojtës pasi ai vet e bën këtë më mirë se të tjerët.

- Advertisement -

Bashkimi Europian rregullisht kritikon Serbinë për degradim të demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe nuk ka lejuar hapjeen e asnjë kapitulli të ri në negociatat mee Srbinë për anëtarësim për dy vite rresht. Nënshtrimi i mediave dhe mangësitë në kushtet e zgjedhjeve të lira janë kritika të zakonshme nga blloku europian për pushtetin e Vucic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit