Edhe pse është larguar nga skena politike këngëtari Labinot Tahiri, synon të bëhet edhe president i vendit.
Ai ka shpalosur të pathënat e deritanishme për qëllimet e tij në politikë.
“Shpresoj se do të vijë ajo ditë, edhe do të ndodhë! Sepse kjo është dëshmuar me qëllimet e mija të mira.
Unë i kam shërbyer vendit me kontribut human.
Në punën që e bëjë nuk i ndalë angazhimet për t’i ndihmuar njerëzve.
Duhet të punojmë për qytetarët si familjen tonë. Shumë gjëra ndodhin të padrejta që qytetarët nuk i shikojnë.
Ky vend ka nevojë për motiv politik. Qeveritë tona punojnë me inati.
Unë i kam parë gjërat, ndryshe flitet e ndryshe janë” ka deklaruar Tahiri.