14.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Prekëse: 13 vjeçari kosovar, e mbante krejt familjen duke kërkuar lëmoshë

Rekomandime

Aktori Jeton Zogjani ka treguar historinë e njohjes me 13-vjeçarin që u gjet pa shenja jete në dhomën e gjumit nga babai i tij në Fushë Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Zogjani ka thënë se ai ishte njëlloj kryefamiljari që mbante familjen duke kërkuar lëmoshë.

- Advertisement -

Ai ka treguar se edhe pse në moshë të re, ai ia paguante nënës së tij ratën kreditore e edhe rrymën.

“Elmedini vete ishte 13-14 vec, femi pa femijeri Elmedini ja pagunte nenes se ti edhe raten kreditore, edhe rrymen kur ja qkyqshin, per Elmedin ishte brenge se si me rikyqe, mos te harrojme krejt keto ende pa i mbush 12 vec!”, ka shkruar Zogjani.

Ndryshe, përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituin e Mjekësisë Ligjore për obduskion.

- Advertisement -

“Fushë Kosovë 23.04.2021 – 06:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne dhomën e gjumit ka gjetur pa shenja jete djalin e tij viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë daë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit