8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Emigroi 3 vjet më parë, 15-vjeçarja shqiptare del e para në Francë

Rekomandime

15-vjeçarja shqiptare Klea Lela ka arritur të shkëlqejë e të jetë më e mira në konkursin e elokuencës në Franë. Shqiptarja Lela spikati jo vetëm në të shprehurin në frëngjisht, por edhe për maturitetin dhe mënyrën se si trajton temën e ndërgjegjësimit ndaj natyrës dhe ambientit.

- Advertisement -

Article similaire à Kléa Lela, 15 ans, jeune pousse d’avocate à Cherbourg-en-Cotentin

Familja e Kleës emigroi në Francë në vitin 2017. Ato nuk dinin gjuhën frënge, por me ndihmën e një shoqate u vendosën në Maison Flora-Tristan. Klea arriti të kuptohej me njerëzit vetëm nëpërmjet gjuhës angleze fillimisht.

Për të kremtuar fitoren e saj organizua në qendrën kulturore Flora-Tristan në Cherbourg, një ceremoni për nder të saj.

- Advertisement -

Të pranishëm në ndarjen e çmimit ishin Kryetari i Bashkisë Cherbourg-en-Cotentin, familja e Kleas, mësuesit e saj, kumbarët e saj të pagëzimit dhe Klea i falenderoi të gjithë të pranishmit.

“Faleminderit të gjithë këtyre njerëzve që më ndihmuan të flas frëngjisht, faleminderit mësuesve”, u shpreh e ngazëllyer Klea. Ky çmim është një mundësi shumë e mirë për 15-vjeçare shqiptare, tashmë në shkollë të mesme, e cila synon të bëhet avokate.

- Advertisement -

Senatori Jean-Michel Houllegatte ka shprehur kënaqësinë që Klea të vizitojë Senatin në Paris, si dhe vetë senatorin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit