20.3 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Daka: Nuk e kuptoj pse i gjithë ky mllef ndaj meje

Rekomandime

Valdete Daka, kryetare e KQZ’së ka deklaruar se as sot nuk e di pse është bërë cak i sulmeve të Vetëvendosjes.

- Advertisement -

Daka thekson se mllef i madh i opinionit është bërë ndaj saj.

‘’Nuk e kuptoj pse i gjithë mllefi i opinionit është kthyer tek një person. Prej dikujt që e ka mbështet gjithë fushatën e tij kundër meje. Dihet kush ka drejtu gishtin ndaj meje edhe pse nuk e di pse. Sot është publike, nuk ka nevojë as të fshihet.’’, ka thënë Daka.

Daka tutje ka thënë se nuk po i kupton sjelljet e Sami Kurteshit të Vetëvendosjes gjatë mbledhjeve të tyre.

- Advertisement -

Daka thotë se kështu më herët me përfaqësuesit e Vetëvendojes nuk ka ndodhur.

‘’Ndoshta është mirë me kuptu Kurteshin sepse nuk i kuptoj sjelljet e tij ashtu. Edhe më 2019 kemi pasë dy përfaqësues të VV’së me të cilët kam pasë raport normal dhe njerëzor, po ashtu bashëpunim të jashtëzakonshëm. Asnjëherë nuk është vë në pikëpyetje mënyra se si I kam menaxhu e votu. E cuditshem pse përnjëherë u gjithë ky mllef apo thjesht prania ime I pengon dikujt. Kurteshin asnjëherë në jetë se kam taku më herët. Nuk kam pranu të bisedoj me të jashta mbledhjeve rreth raportit’’, deklaron ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit