Të hënën, u zhvillua rundi i radhës i bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar për të dytën herë me presidentin Aleksandar Vuçiqit, në Bruksel.
Kurti, tha se ka propozuar një marrëveshje me gjashtë nene, si deklaratë e paqes midis Kosovës dhe Serbisë, por shtoi se ajo u refuzua “ende pa u lexuar”.
Po ashtu kryeminsitri kishte marrë me vetë edhe dy libra dhe lisën me emrat e 1,133 fëmijëve të vrarë në luftën e Kososvës, për t’i dhuruar presidentit të shtetit fqinj verior. Por, këto materiale, Vuçiq refuzoi t’i merrte, ndërsa të njëjten dhuratë, Kurti i dha mikpritësit, shefit për Plotikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Për paraqitjen e Kurtit, ka folur ish-bashkpartiaku i tij, kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti në një shkrim në Twitter, ka lavdëruar Kurtin, duke thënë se paraqitja e tij kundër Vuçiqit, ishte shumë e mirë.
“Jepni vlerësim aty ku duhet! Paraqitja e Kosovës – Albini dje në dialog ishte super e mirë. Më e mirë se sa punët qysh i kemi si shtet!”, shkroi ai.
Ahmeti i kishte dalë në në mbrojtje, Kurtit pas kritikave që ky i fundit mori, që votoi në zgjedhjet lokale të 25 prillit në Shqipëri.
Kreu i Prishtinës kishte thënë se me Kurtin nuk pajtohet në shumë gjëra, por votimi në Shqipëri nuk është një prej tyre.
Ndryshe, parqitjen e Kurtit në Bruksel e ka kritikuar opozita, të cilët janë skeptik se do të ketë përparim në vazhdimin e dialogut.
Sipas tyre, Kurti nuk po negocion, por thjesht po bisedon në takimet e tij në Bruksel mbi dialogun Kosovë-Serbi. /Telegrafi.
Give credit where it is due!
Paraqitja e Kosovës – Albinit dje në dialog ishte super e mirë. Më e mirë se sa punët qysh i kemi si shtet!
👏👏👏— Shpend Ahmeti (@ShpendA) July 20, 2021