13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Mantel-bardhët në grevë, pacientët nuk marrin shërbimet mjekësore

Rekomandime

Përveç në rastet me urgjence mjekësore, sot në të gjitha njësitë e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare nuk është ofruar shërbim tjera shëndetësore, pasi profesionistët shëndetësorë janë në grevë 8-orësh. E përmes kësaj greve, e cila nisi në orën 07:00 mjekët po kërkojnë që të procedohet Ligji i Pagave.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i është bashkangjitur grevës tetë orëshe të punëtorëve shëndetësorë.

- Advertisement -

Punëtorët e këtij institucioni nuk po kryejnë teste për COVID-19 dhe as nuk po marrin mostra për analiza të tjera.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se si pasojë e mospërgjigjes nga ana e Qeverisë, sot do të mbahet grevë në institucionet shëndetësore, nga ora 7 deri në orën 15.

Mirëpo janë zotuar se do të ofrohen shërbime për rastet emergjente.

- Advertisement -

Qysh herët në mëngjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë kishte ardhur Sevdije Ajeti për t’u furnizuar me insulina, të cilat siç u shpreh ajo tash e disa javë kanë munguar. Por ajo nuk i mori ato pasi që askush nuk punonte.

“Për insulina kam ardhur… Këtë muaj nuk i kam marrë, domethënë prej 1 që i marrim deri më 6-7, sa është nuk kemi marr tash qenka mbyll”, u shpreh ajo.

- Advertisement -

Edhe Blerim Pacolli kishte ardhur për të marrë dozat e insulinave për nënën e tij, por ai këtë shërbim nuk e mori pasi mjekët ishin në grevë.

Duke e konsideruar si të paarsyeshëm vendimin e mjekëve për të mbajtur grevë, Pacolli tregoi se tash e tri javë ka edhe mungesë të insulinave.

“E paarsyeshme normal se ka ndoshta dy javë ose më tepër që po na shtyjnë nuk ka nuk ka ardhur ende tash kur erdhëm janë në grevë prapë që tri herë po vijë…As insulina nuk ka pasur tash e tri javë”, tha ai.

Zenel Kandomqaj e kishte sjellë djalin e tij 8-muajsh për një kontroll mjekësore, por atij iu desh të kthehej pasi mori njoftimin se mjekët janë në grevë.

E këtë veprim sindikal të mjekëve ai e konsideron të paarsyeshëm.

“Për të kontrolluar djalin e kam sëmurë prej gripit…Është fëmijë 8-muajsh duhet kontrolluar, sa erdhëm, por ka grevë. Nuk është e arsyeshme kjo grevë, sidomos për mjekët”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit