0.9 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Rrezik në Ballkan pas idesë për “Bota serbe”, paralajmërohet “shpërthimi” i një Iufte të re në rajon

Rekomandime

Tash e një kohë të gjatë, Kosova ka qenë cak i deklaratave provokuese dhe kërc*ënuese nga Serbia.

- Advertisement -

E njëri nga politikanët më provokues serb, padyshim që është ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin.

Së fundi, ky ministër serb proklamoi sërish idenë e “Botës serbe”.

Kjo ide e kthen Serbinë në vitet 90-të të shekullit të kaluar dhe është formë e kë*rcënimit për vendet e rajonit në përgjithësi, kanë vlerësuar zyrtarë të vendeve të rajonit dhe njohës të zhvillimeve politike.

- Advertisement -

Këtë deklaratë, Vulin e ka bërë në shënimin e 13-vjetorit të subjektit politik që ai drejton, Lëvizjes Socialiste, në të cilën ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si kryetar i Partisë Përparimtare Serbe.

“Në mënyrë që ‘Bota serbe’ të bëhet, Serbia duhet të jetë e suksesshme ekonomikisht, Serbia duhet të udhëhiqet mirë, duhet të ketë një ushtri që është në gjendje ta ruajë vet Serbinë dhe serbët kudo që jetojnë. Për të ruajtur një Serbi të tillë, ne duhet të bëjmë gjithçka që të vazhdohet politika e Aleksandër Vuçiqit. Vetëm ajo është fitore, vetëm ajo është një garanci për mbijetesën e popullit tonë dhe asgjë tjetër”, ka thënë Vulin.

- Advertisement -

Analistët politik, idenë e Vulinit për “Botën serbe” e cilësojnë si një kërcënim dhe mundësi për ‘shpërthimin’ e një lufte të re ballkanike.

Mirëpo, ata potencuan se në një luftë të re në Ballkan, humbëse do të dilte Serbia.

Shala: Ja çfarë po tenton të të promovojë Vulin në prag të procesit të dialogut

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka komentuar idenë e ministrit të Punëve të Brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin për ‘Botën serbe’.

Ai u shpreh se kjo ide erdhi pas hartimit të programit nacionalist të “Serbisë së Madhe”, ku shteti serb në çfarëdo forme po tenton ta jetësojë këtë ide.

“Tridhjetë vjet më parë, akademikët e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve hartuan programin nacionalist të “Serbisë së Madhe” dhe që nga hartimi i këtij programi institucionalisht Serbia ka vazhduar që këtë ide ta jetësojë në çfarëdo forme dhe mënyrë duke nisur luftërat ballkanike”, deklaroi eksperti i sigurisë.

Sipas Shalës, qëllimi kryesor i ministrit serb, Vulin është promovimi i narracionit për botën serbe për nevoja të politikës së brendshme të Serbisë, në prag të negociatave me Kosovën.

“Pra, ministri i brendshëm serb është hartliner i politikës nacionaliste dhe në prag të procesit të dialogut po tenton që ta promovojë vazhdimin e narracionit për botën serbe për nevoja të politikës së brendshme të Serbisë”, theksoi ai.

Në fund, eksperti paralajmëroi se në rast se Vulin zgjidhet president të zgjedhjet e ardhshme nacionale në Serbi, atëherë do të krijoheshin situate të paparashikueshme për relacionin Beograd/Prishtinë.

“Problem do të kishte të krijohen nëse kryeministër i ardhshëm në zgjedhjet nacionale serbe do të kandidohej Aleksandër Vulini dhe në rast se do të zgjidhet do të kishte krijuar situata të cilat janë të paparashikueshme për relacionin Beograd/Prishtinë në çdo fushë të mundshme duke mos përjashtuar dëshirën e sëmurë për të pushtuar Bosnjën dhe Kosovën”, përfundoi Drizan Shala.

Kapiti: Vulin po provokon luftë të re në Ballkan!

Kurse, analisti politik, Skënder Kapiti nuk u befasua nga ideja e Vulinit për “Botën serbe”, pasi sipas tij, Serbia historikisht ka rrëmbyer trojet e shteteve të tjera.

“Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin ka propozuar idenë për formimin e ’Botës serbe’ në krye me presidentin Vuçiq. Serbia historikisht ka ekzistuar si shtet duke rrëmbyer e serbizuar trojet e te tjerëve”, u shpreh ai.

Gjatë një prononcimi për gazetën “Bota sot”, Kapiti tha se krijim i “Botës serbë” do të ishte fataIe për Serbinë dhe njëkohësisht do ta hapte rrugën e një Iufte tjetër në Ballkan.

“Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe një aventurë serbe për krijimin e një të ashtuquajture “Botë serbe” do të ishte fataIe për vetë Serbinë, e ndoshta një Iuftë tjetër në Ballkan, shtetin serb do ta dërgonte në kufijtë e saj historikë në atë të Pashallëkut të Beogradit, e cila është Serbia e vërtetë apo “stara Serbia” e vërtetë”, deklaroi analisti.

Në vazhdim, ai paralajmëroi Vulinin se aventura apo verbëria kriminaIe e gjenocidiste serbe mundet edhe që të provokojë një Iuftë tjetër në Ballkan, por Serbia do të jetë humbësja e madhe e saj.

“Serbia mendon se me kë£rcënime e me luftë do të krijojë Serbinë e madhe që tani ky farë Vulini i thotë “bota serbe”, por duhet ta dijë se shqiptarët kanë të drejtën dhe të vërtetën historike për botën shqiptare, për shtetin e bashkuar etnik shqiptar. Dhe ndoshta aventura apo verbëria kriminaIe e gjenocidiste serbe mundet edhe që të provokojë një Iuftë tjetër në Ballkan, por me siguri që Serbia do të jetë humbësja e madhe e saj, ashtu sikurse edhe e humbi Iuftën me Kroacinë dhe me Kosovën”, nënvizoi Kapiti.

Krejt në fund, analisti potencoi se tani Serbia nuk e ka mbështetjen e Rusisë dhe Evropës si në shekullin 19-të pasi tani në anën e shqiptarëve janë SHBA dhe BE.

“Në një aventurë të tillë, Serbia mos ta gënjejë veten se ka tashmë kapacitetet ushtarake e politike për një aventurë të tillë. Tani nuk jemi më në shekullin e 19-të, ku Serbinë e mbështeste Rusia dhe Evropa, pasi tani në anën e shqiptarëve janë SHBA, BE si dhe tashmë Serbia do të përballet me dy shtete shqiptare, me Shqipërinë e me Kosovën. Serbia tashmë është e izoluar dhe nuk mundet që ta ndihmojë as Rusia”, përmbylli Skënder Kapiti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit