“Forca e diasporës” – partia më e re në Kosovë

0
254

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është dorëzuar një aplikim për një parti të re politike në Kosovë.

Nga Zyra për regjistrim të partive politike dhe certifikim njoftuan se partia që ka aplikuar është “Forca e Diasporës”. Nga kjo zyrë kanë njoftuar se janë në shqyrtim të këtij aplikimi.

“E kemi pranuar një aplikim për parti të re me emrin ‘Forca e Diasporës’. Jemi në shqyrtim të saj. Kemi përgatitur rekomandim për certifikimin e dy iniciativave qytetare. Bashkë për Istogun’ dhe ‘Listën Guxo’, kjo e fundit ka aplikuar vetëm për Kuvendin Komunal në Ferizaj”, ka thënë Yll Buleshkaj nga Zyra për regjistrim të partive politike dhe certifikim.