Naser Sylmetaj, njëri nga dy shoferët e autobusit që u aksidentua në Kroaci ka mbetur i vdekur në këtë tragjedi, shkruan Gazeta Metro.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur nipi i tij Besnik Shuti nëpërmjet një postimi në Facebook ku njofton për vdekjen e dajës së tij.
“O Rahmet te past Shpirti o Daja Naser Sylmetaj, po shum kom pas deshir hala me nejt me ty breee”, ka shkruar ai.
Sipas mediave kroate, njëri nga dy shoferët e autobusit i cili në ato momente nuk ishte në timon ka ndërruar jetë.