4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

18 vjeçarja që humbi jetën nga aksidenti i djeshëm në Kroaci, ishte nisur drejt familjes në Krushë të Madhe

Rekomandime

Mbi 65 persona ishin nisur drejt Kosovës me linjën e autobusëve ‘Deva Tours’ nga Frankfurti i Gjermanisë.

- Advertisement -

Por rruga e mërgimtarëve këtë herë doli të jetë tragjike dhe e dhimbshme për të gjithë popullin shqiptar dhe më gjerë.

10 persona humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë u lënduan si pasojë e aksidentit që ndodhi në afërsi të Slavonski Brod të Kroacisë.

Deri tek aksidenti theksohet të ketë ardhur nga humbja e përqendrimit të shoferit të autobusit, të cilin e kishte zënë gjumi e më pas autobusi përfundoi jashtë rrugës.

- Advertisement -

Në mesin e 10 viktimave që humbën jetën dje ishte edhe Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe. 18 vjeçarja vdiq duke ardhur drejt Kosovës, drejt familjarëve dhe miqve të saj këtu, transmeton lajmi.net.

Deri më tani janë konfirmuar disa nga viktimat ku janë 4 nga Komuna e Gjakovës, dy nga Rahoveci dhe një nga Komuna e Podujevës.

- Advertisement -

Duhet përkujtuar që për këtë aksident reaguan thuajse të gjithë drejtuesit e ish-drejtuesit e vendit si dhe ata të shtetit kroat.

Shumë nga të lënduarit janë duke vazhduar marrjen e trajtimit shëndetësorë në kuadër të spitaleve rajonale në Kroaci, ndërsa ministri kroat i Shëndetësisë deklaroi dje se të njëjtit do të marrin shërbimin më të mirë të mundshëm mjekësor.

Për shkak të tragjedisë së ndodhur dje, presidentja e vendit Vjosa Osmani ka shpallur ditën e sotme ( e hënë) ditë zie në mbarë vendin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit