11.8 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

E dhimbshme: Babai nuk arriti ta njoh fëmijën e tij që ishte aksidentuar, ishte në gjendje të rëndë

Rekomandime

Deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj ka folur për gjendjen e të Iënduarve në aksidentin e rëndë në Kroaci ku mbetën të vdekur 10 qytetarë të Kosovës.

- Advertisement -

Në një lidhje direkte në emisionin #gjesi në T7, Ermina Lekaj ka thënë se është duke qëndruar me disa familjar të personave që u aksidentuan dje.

“Jam me disa familjar, op nuk e kam pa të arsyeshme që unë të ju tregoj që anëtarët e familjes së tyre e kanë humbur jetën, jam munduar që t’i drejtoj të vjen dikush ta shikojnë si është situatë”, shtoi ajo.

E njejta ka thënë se njëri nga prindërit që po kërkonte fëmijën e tij, nuk ka mundur as ta njeh për shkak se ishte në gjendje të rëndë.

- Advertisement -

“Sipas të dhënave që kam pas, një baba nuk ka mundur që ta njeh fëmijën e vet në gjendje si e ka pa, drejtpërdrejtë kam fol me babanë e saj, është shumë e dhimbshme nuk kam fjale se si ta përshkruaj”, thotë ajo.

Ajo ka falënderuar qeverinë kroate për ndihmën që ka ofruar.

- Advertisement -

“Pacientët që janë në trajtim, do të mbesin në trajtim në spitalin e Kroacisë, të gjitha shpenzimet sa i përket pacientëve gjitha këto shkojnë në llogari të shtetit kroat”, shtoi e njejta.

10 persona mbetën të vdekur nga një aksident komunikacioni që ndodhi dje në autostradën afër Slavonski Brod në Kroaci.

Nga 69 persona sa ishin gjithsej në autobusin që u aksidentua, dhjetëra prej tyre pësuan Iëndime të rënda dhe janë duke u trajtuar në spital.

Media kroate INDEX, raporton se 42 persona janë dërguar në spitalin e Slavonski Brod, ndërsa dy të tjerë në spitalin e Novi Grad.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit