11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Latifi jep detaje nga Kroacia: 10 trupat e pajetë mund të arrijnë nesër në Kosovë

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka udhëtuar drejt Kroacisë për t’i vizituar bashkatdhetarët që po qëndrojnë në spital pas lëndimeve që morën në aksidentin tragjik në Sllavonski Brod. Në një lidhje direkte për emisionin “Frontal” me Arsim Lanin në T7, ai tha se sapo janë liruar 26 pacientë, teksa 15 prej tyre pritet të lirohen nesër. Latifi informoi se 2 nga pacientët kanë lëndime më serioze, por spitali ku po qëndrojnë, sipas tij, ka bërë organizim shumë të mirë dhe asnjë nga pacientët nuk ka vdekur në spital.

Kryetari i Rahovecit dha detaje nga Kroacia për “Frontal” në T7, për gjendjen e të lënduarve në aksidentin e djeshëm tragjik.

- Advertisement -

“26 sapo janë liruar nga spitali, ka fillu të stabilizohet, ka përmirësime të gjendjes së të lënduarve, 15 janë ende të shtrirë, shpresojmë që nesër mund të lirohen pjesa më e madhe e tyre. Ndërsa, 2 pacientë janë me lëndime me serioze, por gjendja e tyre është stabile..Falënderoj drejtorin e spitalit dhe stafin, duke shtuar se është organizim efikas e funskional. Asnjë pacient s’ka ndërruar jetë kur ka arritur në spital. Të lënduarit janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, si nga Malisheva, Peja, Rahoveci, Deçani etj”, tha Latifi, transmeton Gazeta Express.

“Numri i të lënduarve është 45, shpresojmë të mos kemi ndonjë lajm të keq nga ndonjëri prej të lënduarve…Kemi dy të lënduar nga Kramoviku i Rahovecit, janë nënë e bijë, dhe kemi dy viktima. Është dhimbje e madhe e cila na ka goditur të gjithëve”, shtoi ai.

Tutje, ai tha se kthimi i trupave të pajetë do të bëhet në mënyrë të organizuar dhe të njëjtit mund të kthehen në Kosovë gjatë ditës së nesërme.

- Advertisement -

“Besoj se kthimi do të jetë i organizuar, besoj se nesër mund të bëhet kthimi, të bëhet një transport në mënyrë të organizuar. Ndoshta nesër në mbrëmjë mund të arrijnë trupat e pajetë”, përfundoi Latifi.

Të dielën, dhjetë persona me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe 45 u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.

- Advertisement -

Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit