Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci po kërkon që të shpallet qytetar nderi i Kosovës, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkovic.
Peci përmes një postimi në facebook, shkruan se, Plenkovic meriton respektim më të lartë të vendin tonë, pas ndihmës së Qeverisë kroate që u bënë qytetarëve të Kosovës, pas aksidentit tragjik.
“Kryeministri i Kroacisë, z. Andrej Plenkovic duhet të shpallet qytetar nderi i Kosovës.
Kujdesi dhe ndihma e Qeverisë së Kroacisë ndaj viktimave, të l ënduarve dhe atyre që e përjetuan aksidentin tragjik të së dieles së kaluar meriton respektin më të lartë të vendit tonë.
Plenkovic dhe Qeveria e Kroacisë i trajtuan qytetarët tonë që p ësuan në këtë aksident si të ishin të tyre.
Plenkovic duhet të jetë qytetar nderi i vendit tonë”, shkruan Peci.