10.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Qytetarët duan të hapen xhamitë, deklarohet Bashkësia Islame

Rekomandime

Pasi që jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit tradita e do që ritet fetare të kryhen në xhami, por kjo këtë vit ka ndryshuar.

- Advertisement -

Pandemia COVID-19, ka bërë që traditat të ndryshojnë në tërë botën.

Ritet fetare në Kosovë besimtarët do të mund t’i kryejnë në xhami tek në fazën e dytë të procedurave të daljes nga izolimi.

Të paktën kështu ka vendosur Qeveria në detyrë e Kosovës.

- Advertisement -

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës do të respektohet në përpikëri thotë sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriu në një prononcim për arbresh.info.

Sadriu thotë se do të veprojnë sipas rekomandimeve të Institutit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

- Advertisement -

“Është një proces që e ka përfshi gjithë botën dhe kemi thënë që do e respektojmë këto vendime dhe vazhdojmë me respektua, ne presim që në fazën e dytë të vie deri te hapja e objekteve fetare. Deri atëherë jemi të dakorduar që mos t’i shkelim këto rregulla nga Instituti dhe Ministria e Shëndetësisë”, tha Sadriu.

Madje xhamitë ishin të parat që e kanë respektuar vendimin e mbylljes, thotë sekretari Sadriu.

“Ne masat i kemi respektua në start, jemi institucioni thuaj i parë që i kemi respektua vendimet të IKSHPK-së, dhe i kemi marrë masat, duke i dezinfektu xhamitë, kemi marrë masa që mos me lejua tubime, pastaj faljen e namazit të xhumasë”, tha Sadriu.

Ndryshe, shumë qytetarë kanë bërë thirrje përmes statuseve të tyre në Facebook që të hapen xhamitë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit