2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Mërgimtari nuk mban dot lotët: Thojnë Gjermania është e mirë, çka kam heq unë nuk mund duron askush

Rekomandime

Mërgimtarit, Shpëtim Hajdari i janë dashur më shumë se gjashtë vjet për t’u kthyer në Kosovë.

- Advertisement -

Por rrugëtimi i tij deri këtu ishte shumë i vështirë. Ai mes lotësh tregon se në sa shumë vështirësi kishte hasur derisa kishte qenë emigrant në Gjermani.

“Mujnë me thanë krejt Gjermania është e mirë, veç qashtu qysh jom shku unë, nuk mun duron kërkush. Shumë zor u kanë, napër kampe të azilantëve nuk mundesh gjumin gjumë me e ba qysh duhet tu mendu ku po të çojnë nesër.

Lot gëzimi e emocione pa fund erdhën në momentin kur Shpëtimi e përqafoi nënën e tij me të mbërritur në aeroport. Ai për asnjë çast të vetëm nuk i largonte dy duart nga qafa saj gjersa lotët i shkonin rrëke.

- Advertisement -

“Unë po tregoj drejt, gjithë rrugëtimin që e kam bo për të ardhur këtu, unë mendjen e kam pasur veç tek nëna,” – ishin fjalët e Shpëtimit me të mbërritur në shtëpi.

“Ka disa shokë të mi që janë martuar me gjermane, polake por unë nënës time i kam premtuar që veç shqiptare do ta marrë dhe jo tjetër. Kam punuar vet, i kam bërë letrat vet vetëm për të ardhur e për ta marrë këtu prej Kosove dhe nëna të jetë e lumtur me gjithë familjen time. I madhi zot, kjo është dhuratë prej zotit. Nuk e di se si jemi njoftuar në ‘Instagram’ dhe kemi vazhduar duke shkruar. Na ka pëlqyer muhabeti dhe unë isha në Gjermani dhe nuk kisha qysh me dal me e pa këtë vet. Pastaj i thash motrës së madhe, dil ti,” – thotë tutje ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit