Qeveria e Kosovës është ndricuar sonte me ngjyrat e flamurit të Kroacisë dhe me mbishkrimin “Faleminderit Kroaci/Hvala rvatska”.
Ky falendërim erdhi për shkak të ndihmës që Kroacia ua dha bashkatdhetarëve tanë të cilët pësuan aksident tragjik atje, e si rezultat të vdekur mbetën dhjetë përsona.
‘’Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të ruajë miqësinë dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme me shtetin mik të Kroacisë, që e ka përkrahur shtetin tonë në të gjitha fazat e shtetndërtimit’’, thuhet tutje në njoftimin e Qeverisë.
Viktimat e aksidentit që ndodhi në Slavonski Brod ishin duke udhëtuar nga Gjermania për në Kosovë.