22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Vuçiq e poshtëron dhe e largon nga puna para kamerave drejtorin e Elektroekonomisë së Serbisë

Rekomandime

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka luajtur të fuqishmin para kamerave sot në Serbi duke e poshteruar para kamerave ushtruesin e detyrës së drejtorit të Elektroekonomisë së Serbisë Milorad Grçiq, duke e pyetur me tone kërcënuese “pse nuk më ke njoftuar se ka pasur zjarr të vogël në B1 (bllok i termoelektranës)”.

Kur shefi i EPS’së i është përgjigjur se nuk ka dashur ta ngarkojë me gjëra dhe se puna e zjarrit është zgjidhur shpejt, Vuçiq pasi ka dëgjuar këtë përgjigje, në stil gangsteri ka vazhduar poshtërimin e drejtorit duke i thënë se është dashur ta njoftojë ai për këtë problem, e jo BIA (shërbimi sekret serb),

- Advertisement -

Më pas Vuçiq i ka kërkuar atij që ta stabilizojë gjendjen me rrymë duke i thënë që ta bëjë këtë deri në Vit të Ri.

Me këtë rast, ai para kamerave e ka pushuar nga puna ushtruesin e detyrës së EPS.

“Deri në Vit të Ri stabilizoje gjendjen, pastaj gjeje një punë tjetër”.

- Advertisement -

Vuçiq ka vizituar një fshat në Rashkë ku ka njoftuar se ky shtet do të ndërtojë një hidroelektrane që do të zgjidhte problemet e Serbisë për furnizim me rrymë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit