11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Pse marrëdhënie strategjike me Serbinë dhe jo me Kroacinë?!

Rekomandime

Nga Enver Bytyçi

- Advertisement -

Në samitin e Shkupit Edi Rama deklaroi se minishengeni ose Open Balkan është një çështje strategjike e Shqipërisë! Kjo do të thotë se marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Serbisë janë interes strategjik i Shqipërisë. Kjo do të thotë se marrëdhënien e Shqipërisë me NATO-n do ta zëvendësojë marrëdhënia strategjike e saj me Serbinë. Marrëdhënien strategjike me Evropën do ta zëvendësojë Minishengeni ose Open Balkan. Kjo do të thotë gjithashtu se kemi tashmë një binjakëzim të shprehur qartë midis “Open Balkan” dhe “Open Society” të George Sorosit!

Marrëdhëniet strategjike të Shqipërisë me Serbinë dëmtojnë rëndë marrëdhëniet e saj me NATO-n, sepse Serbia e ka mbështetur sigurinë dhe strategjinë ushtarake të saj te Rusia dhe aktorë të tjerë jashtë-Perëndimit dhe jashtë Aleancës Euroatlantike.

Ndërkaq a mund të shërbejë Serbia si trampolinë e ndikimit rus në Shqipëri? Në kushtet që ka përcaktuar Edi Rama kjo jo vetëm është e mundshme, por edhe e pashmangshme!

- Advertisement -

Marrëdhëniet strategjike të Shqipërisë me Serbinë rrënojnë marrëdhëniet strategjike me disa vende të Bashkimit Evropian, para së gjithash me vendet gjermanishtfolëse dhe me Kroacinë. E në vend që Kroacia të ishte destinacioni i ndërmjetëm me BE-në, Edi Rama ka zgjedhur Beogradin si stacion të ndërmjetëm me Moskën.

Kjo lidhje është e panatyrshme dhe në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Megjithatë kryeministri i Shqipërisë nuk do t’ia dijë. Por pasojat do të jenë fatale sidomos për shtetin e Kosovës.

- Advertisement -

Edi Rama ka shpallur aleat strategjik Serbinë, sepse këtë ia kërkon Georg Soros. Edhe emri i ri që u publikua sot në Shkup është formuluar para pak ditësh në bregdetin e Jonit nga Aleks Sorosi dhe Edi Rama! Duhej patjetër që të përkonte ky emër me shoqërinë e hapur të Sorosit, me qëllim që të ishte konfident me qëllimin dhe objektivat që synon.

Por çdo të thotë ta shpallësh Serbinë aleat strategjik?

Së pari do të thotë që Shqipëria t’i vejë asaj në dispozicion sektorët strategjik të ekonomisë, veprat energjetike, portet e aeroportet dhe ta lejojë atë që të investojë në këta sektorë, madje të jetë bashkëpronare në to.

Ndërsa Shqipëria e ka GDP 15 miliardë dollarë amerikanë, GDP e Serbisë arrin në 51 miliardë, ose mbi tri herë më shumë. Në kushtet e bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë, Kinën dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë jashtë evropianë, fuqia ekonomike e Beogradit e gllabëron fort lehtësisht ekonominë shqiptare. Edi Rama thotë jo. Kjo është fantazi, thotë ai.

Por nuk ka ndodhur ndokund në botë që një ekonomi e fuqishme të mos e gllabërojë një ekonomi të dobët, sidomos në kushtet kur mungojnë rregullat, kufizimet dhe të drejtat e të vegjëlve, siç ndodh në iniciativën Rama-Vuçiq.

Në fakt kompanitë serbe sot operojnë lirshëm në Shqipëri, madje me status të privilegjuar monopolist. Shembulli i tregtisë së miellit dhe grurit nga këshilltari i kryeministrit, Baton Haxhiu, dëshmon se qeveria shqiptare ka favorizuar këtë biznes me Serbinë dhe ka kufizuar e pamundësuar tregtinë e miellit dhe grurit me vende të tjera, si Ukraina, duke ndërhyrë me arrogancë në ligjet e tregut! Kompani të tjera nga Serbia janë regjistruar gjatë këtij viti në Tiranë e Durrës, por edhe në Vlorë e qytete të tjera për të operuar në sektorë të ndryshëm, sidomos në transport! Dhe kjo ka lidhje të drejtpërdrejtë me projektin e portit të ri në Durrës!

Së dyti dhe kjo është kryesorja, një aleancë strategjike e Shqipërisë me Serbinë, ndërkohë që Serbia është ende “armike” e betuar e Kosovës, e ve në pikëpyetje shtetësinë e kësaj të fundit! Edi Rama thotë që edhe Kosova mund të vijë në këtë marrëdhënie strategjike! Por kurrë në historinë e botës nuk janë thjeshtëzuar interesat strategjike në interesa ekonomike. Interesi strategjik është para së gjithash interes i sigurisë dhe i marrëdhënieve politike.

Kosova është edhe më tej e kërcënuar jo vetëm politikisht, por edhe në pikëpamje të territorit nga ana e Serbisë.

Atëherë nga kjo shkojmë te arsyetimi logjik se çështja e marrëdhënieve strategjike të Ramës me Serbinë është goditje e interesave strategjike e të sigurisë për Kosovën. Lidhjet strategjike të kryeministrit të Shqipërisë me presidentin e Serbisë shkojnë në harmoni me interesin serb dhe kundër interesit të Kosovës, për pasojë edhe të Shqipërisë!

Si kundërpeshë e Edi Ramës Albin Kurti prej kohësh ka shtruar nevojën e hartimit të një politike strategjike të përbashkët të Shqipërisë dhe të Kosovës në dy linja: Njëra linjë nis nga Prishtina në Tiranë, pastaj në Podgoricë dhe shkon në Zagreb. Ndërsa tjetra nis nga Tirana, kalon në Prishtinë e Shkup për të përfunduar në Sofje.

Këto dy aleanca strategjike do ta vinin Serbinë para faktit të kryer e në rrethim. Për pasojë do të përshpejtonin zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb. Por Edi Rama nuk e dëshiron këtë zgjidhje. Në mes Prishtinës e Beogradit ai ka përzgjedhur Beogradin.

Në vend të hapjes së kufijve më Kosovën, ai ka zgjedhur të hapë kufijtë me Serbinë.

Ndërkaq lidhjet me Serbinë ai na i servir si një sukses të jashtëzakonshëm të politikës së tij. Lëvizjen e lirë në Serbi të shtetasve shqiptarë dhe izolimin e Kosovës e quan sukses më të madh se sa liberalizimin e vizave të vitit 2010. Bashkëpunimin straegjik me Beogradin e përmes tij me Moskën ai e quan më të rëndësishëm sesa bashkëpunimin me NATO-n.

Bashkëpunimin në minishengen ose Open Balkan ai e konsideron më të nevojshëm se sa procesin e Berlinit. Megjithëse Angela Merkel e vendosi Edi Ramën në krye të oxhakut kur themeloi procesin e Berlinit, kryeministri i Shqipërisë në bashkërendim me presidentin e Serbisë e hodhi në kosh atë proces integrimi. Kjo sepse kështu e donte interesi i Beogradit, i Moskës e, për të qenë të drejtë, edhe i Emmanuel Macron!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit