3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Japonezi e mbush zyrën me flamuj të shtetit të Kosovës (Video)

Rekomandime

Kryetari i qytetit Sanjo (Sanyo) në Japoni, Ryo Takizawa, e mbushi zyrën e tij me flamuj të Republikës së Kosovës.

Ky veprim që u bë lajm viral erdhi pasi që Kosova, më saktësisht ekipi i saj në xhudo, kishte paraqitje brilante në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

- Advertisement -

“Unë u intervistova nga disa media dhe me pyetën se cilin vend ke dëshirë ta prezantoni dhe unë u përgjigja me besim të madh se kjo do të jetë Kosova më parë se Japonia. Pastaj ekipi i Kosovës fitoi dy medalje të arta, prandaj unë vendosa flamurin e shtetit tuaj gjithandej zyrës sime për të festuar këto rezultate të mëdha”, tha Takizawa.

Ai tregoi se sikurse sivjet, edhe vitet paraprake kur kishte organizime të mëdha sportive sikur rasti i Kampionatit Botëror të Xhudos 2019, qyteti i tij ishte vendi pritës për xhudistët e xhudistet e Kosovës. Japonia është vendi ku ka lindur sporti i xhudos.

“Kjo fitore bëri japonezët që të mësojnë me të madhe për Kosovën. Kjo është mundësi e jashtëzakonshme për vendin tuaj. Japonia është vendi i origjinës së sportit të xhudos, kështu që shumë njerëz në Japoni presin që ekipi i tyre të fitojë medaljet e arta në këtë sport, sidomos në këto Lojëra Olimpike. Disa njerëz janë të mërzitur, por të tjerët përfshirë mua jemi shumë të lumtur për rezultatet e Kosovës”, shtoi ai nga zyra e tij e stolisur me flamuj të Kosovës.

- Advertisement -

Kosova me sportistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fitoi dy medalje të arta në sportin e xhudos në Olimpiadën “Tokyo 2020”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit