18.1 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

UNESCO ia lë Serbisë monumentet e Kosovës

Rekomandime

Nga 16 deri më 31 Korrik në Fuzhou të Kinës me pjesëmarrje të madhe online zhvilloi punimet Konventa për Çështjet e Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore e Natyrore të Botës.

- Advertisement -

Në këtë ngjarje Komiteti për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në kuadër të UNESCO, mori disa vendime.

Njëra prej tyre ka të bëjë me Kosovën më saktësisht katër monumentet ortodokse të cilat janë në listë të mbrojtjes së UNESCO që nga viti 2004 por që figurojnë si të Serbisë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për arsim, shkencë e kulturë i lë Manastirin e Deçanit atë të Graçanicës, Patrikanën e Pejës e Kishën e Levishkës në Prizren në kategorinë e monumenteve në rrezik.

- Advertisement -

“Vendos që t’i mbaj në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore në rrezik Monumentet Mesjetare në Kosovë dhe të vazhdojë zbatimin e mekanizmit të Monitorimit të Përforcuar, deri në Sesionin e 45-të, të Komitetit të Trashëgimisë Botërore që mbahet në 2022”, thuhet mes tjerash në vendim që u bë publik të shtunën në mbrëmje.

Nga qeveria e Kosovës të dielën nuk e kanë komentuar dokumentin e mbledhjes nga Kina, përderisa në Beograd e kanë emëruar këtë si “ fitore të Serbisë karshi tentimeve për ta përvetësuar trashëgiminë serbe kulturore e fetare”.

- Advertisement -

Në muajin maj, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca kishin dërguar letër të përbashkët në UNESCO me disa kërkesa.

“Së pari, kemi kërkuar që katër monumentet e Kosovës që janë të listuara në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s (Manastiri i Deçanit, Patrikana e Pejës, Manastiri i Graçanicës dhe Kisha e Shën Premtes në Prizren) të largohen nga kategoria “në rrezik” pasi që rrethanat e sigurisë në Kosovë kanë ndryshuar tërësisht nga viti i largët 2006 kur këto monumente janë vlerësuar si të rrezikuara.”

“Së dyti, i kemi ftuar që të rishikojnë terminologjinë e vjetruar, pasi që në raportet dhe dokumentet e UNESCO-s edhe më tutje përmendet “Provinca Autonome e Kosovës” (tanimë Republika e Kosovës) dhe “Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë” (tanimë Institucionet Shtetërore të Republikës së Kosovës), shkruhej mes tjerash në letrën e tre liderëve kosovarë.

Sikur e para ashtu edhe kërkesa e dytë është refuzuar.

Madje në pjesën e këshillave se çfarë masa duhet palët të ndërmarrin për të mbrojtur vlerat e pronat e tre manastireve e një kishe, dokumenti iu referohet Institucioneve të Kosovës si “Institucione e përkohshme të vetëqeverisjes në Kosovë” apo në anglisht “Provisional Institutions of Self Government in Kosovo*”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit