2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Sejdiu: Rugovës ia bllokuan fondet, ai e dinte se Iufta do të ndodhë

Rekomandime

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, i është kthyer debatit të vjetër lidhur me krahun e Iuftës dhe të paqes gjatë kohës së paraIuftës në Kosovë. Në rrëfimin për Pressing, Sejdiu ka thënë se Presidenti Rugova ishte i sigurt se Iufta do të ndodhte.

Madje, sipas tij, Rugova për Iuftën e dinte që nga viti 1991, kur në Shqipëri kishte nisur stërvitja e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku do të merrnin pjesë edhe Adem Jashari e Zahir Pajaziti.

- Advertisement -

Unë them se shumëçka është keqinterpretuar, unë e di se Rugova, pavarësisht se e ka pasë moton apo ecjen e tij në paqe, gjithmonë e ka menduar se do të ndodh Iufta. Ka qenë i bindur se ka me ndodh, ka qenë i bindur nga fillimi, nga ’91, kur kanë shkuar njerëzit që të përgaditen në Shqipëri. Kanë qenë disa qendra stërvitore atje, ku kanë shkuar edhe Adem Jashari e Zahir Pajaziti”, ka thënë Sejdiu në Pressing.

Ish-presidenti ka folur edhe për Iuftën speciale që ia bënin Rugovës gjatë asaj kohe, deri te bllokimi i fondeve të Presidencës. Sipas Sejdiut, kishte prapavija prej më të ndryshmeve për t’ia krijuar një imazh të keq Rugovës, përfshirë edhe përpjekjet që ai të paraqitjet si një shfrytëzues i papërgjegjshëm i buxhetit të qeverisë së asaj kohe.

Ka qenë një pjesë që i kanë bërë anatemim Rugovës, gjë që i ka bërë dëm lëvizjes. E kanë Iuftuar Rugovën në mënyra të ndryshme, deri te bllokimi i fondeve për presidencën”, ka thënë Sejdiu.

- Advertisement -

Por Rugova ishte në dijeni për secilën prapavijë, sepse kishte burime të shumta informacione nga shumë anë, ka theksuar Sejdiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit