3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Pse shqiptarët ndihen superiorë ndaj kosovarëve e inferiorë ndaj serbëve dhe grekëve

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Nuk e dëgjon asnjë familje shqiptare që jeton kohë të gjatë në Greqi apo Itali duke fole shqip ndërmjet veti. Flasin italisht ose greqisht, natyrshëm dhe me endje.

Nuk e sheh ndonjë familje kosovare që jeton në përendim dhe nuk flasin shqip ndërmjet veti.

Paramendoni si do të kishin folë vllëzërit tanë po të ishin të sunduar nga serbët për 100 vjet.

- Advertisement -

Ata e kane këto ditë andejpari, duke bë çdogjë që ta promovojë Shqipërinë, Dua Lipen. Po veron në Ksamilin e bukur për nga natyra, por që doket si pazar afrikan e jo si rivierë evropiane aty ku ka prekë dora e njeriut.

Vllezërit tanë nuk merren me një nga këngëtaret më me nam në botë aktualisht, por e gjetën një këngëtar fosil serb dhe e larësuan në piedestal.

- Advertisement -

Pra, e anashkalojnë Dua Lipen për Goran Bregoviçin. O tepora, o mores!

Pse? Sepse, pavarësisht që Dua jonë është nē top këngëtaret botërore aktualisht, ajo për ta është kosovare. Dhe si të tillë e shohin me inferioritet. Dhe Bretovicin, pavarësisht që i ka kalu koha që 100 vjet dhe nuk i ka kalu asnjëherë kufijtë e Jugosllavisë e shohin si superior. E bëjnë pasi është serb.

Madje, vllezërit tanë e shohin si inferiore edhe gjuhën shqipe dhe çdo gjë indentitare shqiptare. Ne kosovarët e kemi be maksimumin tua ndryshojmë atë perceptim. Deri diku kemi arritë tua ngjallim disa ndjenja. Por, është punë që u la pëegjysmë.

Ndjenja e inferioritetit ndaj të vetës dhe superiritetit për kojshitë po fiton sërish. Imagjinoni sikur në Shqipëri të shkonte një kampion bote nga Srbia, psh naj Gjokoviç? Krejt Shqipëria në këmbë kish nejtê.

Ndërsa, Majlinda Kelmendi me shoqe shkojnë shpesh atje. Janë kampione bote, gjithashtu. Por, kalojnë pavërejtshëm. Plot nga ta e shohin edhe me përçmim, si një kosovare.

Por, vllezërit tanë duhet ta dinë që pa e çmu tënden, pa e vlerësu vetëveten, nuk mund të shohin ditë. Kanë 100 vjet që marrin pjesë nëpër olimpiada dhe nuk e kanë fitu asnjë medalje të bronztë. Kosovarët për 2 olimpiada i fituan 3 të arta.

Pa e çmu vetëveten dhe tëndën nuk mund të krijosh as Dua Lipa e Rita Ora. Prandaj, kfilluni. Neve nuk ka çmoni sepse na njihni. Por, nuk e dini sa tallava janë fqinjët tanë veriorë, pasi nuk jeni tu i njoftë. Do ta kuptoni kur ti njihni. Shpresoj të mos jetë vonë. Deri atëherë, duajeni vetveten dhe ne si pjesë tuajen, sepse vetëm kështu mund të jemi më të mirët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit