Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqinë Perëndimore, si pasojë e të cilit humbën jetën 15 pasagjerë, ndërsa 17 të tjerë u Iënduan.
Sipas disa mediave të huaja, autobusi i ardhur nga provinca e Detit të Zi, Zonguldak, humbi kontrollin dhe u përmbys në autostradën Balikesir gjatë rrugës për në Edremit në provincën perëndimore Balikesir.
11 persona vdiqën në vendgjarje edhe pse ekipet e shpëtimit dhe të urgjencës u dërguan menjëherë, kurse katër të tjerë humbën jetën pasi u transportuan në spital dhe iu nënshtruan mjekimit. Por pavarësisht përpjekjeve nuk arritën dot t’u mbijetonin pIagëve.
Guvernatori i Balikesir, Hasan Sildak ,teksa vizitoi të lënduarit, tha se tre nga 17 personat e pIagosur në aksident u liruan nga spitali pas trajtimit.
Ndërkohë që forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.