12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Autobusi humb kontrollin dhe del nga rruga, 15 të vdekur dhe 17 të Iënduar

Rekomandime

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqinë Perëndimore, si pasojë e të cilit humbën jetën 15 pasagjerë, ndërsa 17 të tjerë u Iënduan.

- Advertisement -

Sipas disa mediave të huaja, autobusi i ardhur nga provinca e Detit të Zi, Zonguldak, humbi kontrollin dhe u përmbys në autostradën Balikesir gjatë rrugës për në Edremit në provincën perëndimore Balikesir.

11 persona vdiqën në vendgjarje edhe pse ekipet e shpëtimit dhe të urgjencës u dërguan menjëherë, kurse katër të tjerë humbën jetën pasi u transportuan në spital dhe iu nënshtruan mjekimit. Por pavarësisht përpjekjeve nuk arritën dot t’u mbijetonin pIagëve.

Guvernatori i Balikesir, Hasan Sildak ,teksa vizitoi të lënduarit, tha se tre nga 17 personat e pIagosur në aksident u liruan nga spitali pas trajtimit.

- Advertisement -

Ndërkohë që forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit