9.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ia kthejnë izraelitët: Do t’i ndihmojmë shqiptarët sepse na ndihmuan në kohë të vështira

Rekomandime

Një grup izraelit kanë arritur para dy ditësh në Shqipëri për të ndihmuar inxhinierët lokalë në inspektimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti. Ata thonë se e ndjejnë një detyrim për të ndihmuar shqiptarët, të cilët ishin pranë hebrenjve në kohën e holokaustit, gjë që nuk harrohet dhe kthehet në kohë të vështira, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Ky grup do të qëndrojë për dy javë të plota në Shqipëri për të bashkëpunuar në lidhje me inspektim të ndërtesave të dëmtuara.

‘Para dy ditësh erdhëm nga Izraeli, për të bashkëpunuar këtu me inxhinierët lokalë dhe do të qëndrojmë deri në fund të javës tjetër. Është një obligim që ne si shtet ndjejmë, për të asistuar për çdo vend që preket nga fatkeqësitë natyrore. Por ne veçanërisht ndjejmë një detyrim për të ndihmuar shqiptarët, të cilët ishin pranë hebrenjve në kohën e holokaustit dhe kjo nuk harrohet, por kthehet në momente të vështira si ajo që po kaloni ju’, tha njëri nga pjesëtarët e grupit izraelit në një intervistë për Top Channel, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
Ai bën të ditur se pjesa më e madhe e banesave të inspektuara në këto 48 orë, janë të riparueshme dhe mund të jetohet në to.

‘Pjesa më e madhe e banesave që kemi inspektuar në këto 48 orë, kanë marrë kryqin e verdhë që tregon se janë të riparueshme dhe aty mund të jetohet dhe vetëm 10 % të tyre do të shemben. Së bashku me 11 delegacione të tjera vetëm gjatë ditës së djeshme kemi inspektuar 38 banesa dhe kemi rikthyer në shtëpi më shumë se 100 familje’, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Sipas tij, nevojiten edhe kontrolle të mëtejshme të betonit, në markën dhe kontrolle më të hollësishme sa i përket objekteve.

‘Normalisht aftësia mbajtëse nuk shihet vetëm me sy por duhet edhe kontrolle të mëtejshme të betonit, në markën dhe një kontroll më të imtësishëm dhe më i mirë i objektit. Por në këto momente duke qenë se kemi parë plasaritje, në këto dy trarë dhe këto dy kolona jemi duke i riparë, edhe grupi Izraelit ka një aparaturë që edhe shikon plasaritjen dhe thellësinë e tyre’, ka përfunduar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit