12.7 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

SHBA armatos “deri në dhëmbë” Ukrainën, qindra sisteme kundërajrore dhe mijëra kundërtanke

Rekomandime

Presidenti Joe Biden njoftoi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara po i dërgojnë armatime të reja Ukrainës mes tyre kundër-ajrorë, anti-tanke e dronë si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të ndihmuar këtë vend për t’u mbrojtur nga Rusia.

Komentet e presidentit erdhën pasi ai njoftoi zyrtarisht se administrata e tij po dërgonte 800 milionë dollarë shtesë në armatime në Ukrainë, duke e çuar në 2 miliardë dollarë totalin e ndihmës dërguar Kievit që kur i Biden mori detyrën më shumë se një vit më parë. Rreth 1 miliard dollarë ndihmë janë dërguar vetëm javën e fundit.

- Advertisement -

“Ne do t’i japim Ukrainës armët për të luftuar dhe për të mbrojtur veten gjatë të gjitha ditëve të vështira që po vijnë”, tha Presidenti Biden.

Fjalimi i Presidentit Biden erdhi disa orë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mbajti një fjalim para anëtarëve të Kongresit amerikan duke kërkuar me shumë ndihmë për vendin e tij të rrënuar nga lufta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit