1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

E dhimbshme, mërgimtari vdes në ditën kur përfundoi pushimet dhe po largohej nga Kosova

Rekomandime

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë. Një person ka vdekur, derisa i njëjti po udhëtonte nga Kosova për në vendet e Evropës. Ai ishte me familje kur iu përkeqësua gjendja. Ndihma mjekësore iu dha, por gjithçka ishte vonë për mërgimtarin që vdiq në ditën kur përfundoi pushimet në Kosovë dhe u nis të largohet nga vendlindja, raporton Gazeta Infokus.

- Advertisement -

Policia ka njoftuar për këtë ngjarje të rëndë.

”Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë me familjen e tij duke udhëtuar me veturë për në perëndim,   për një moment i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit