Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga COVID-19, raporton Gazeta Express.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 562 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 78 persona nga ky virus.
Deri tani, numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 110 mijë e 194.
Numri i viktimave ka shkuar në 2 mijë e 271.