23.9 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Imamit të Karaçevës i pengojnë fotot e Rugovës e Skënderbeut, i largon derisa po mbahej një e pame, tregon arsyjen

Rekomandime

Gjatë një ceremonie mortore që po mbahej të dielën në fshatin Karaçevë e Epërme të Kamenicës, imami i fshatit ka larguar nga salla fotografinë e ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe Skënderbeut nga salla ku po mbahej ceremonia.

- Advertisement -

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të dielën.

Imami ka treguar për Express se pse e ka bërë një veprim të tillë.Kastrati ka deklaruar se largimi i fotografive ka qenë i përkohshëm. Ai ka thënë se në vendin ku ka fotografi, nuk hyjnë melaqet.Kastrati tha se salla e fshatit është ozurpuar nga personat të cilët janë ankuar në polici për të, e që sipas tij, në komunitet njihen si ‘idiotët më të mëdhenj’.

Imami i Karaçevës së Epërme tha se fotografitë do të riktheheshin në muret e sallës pas përfundimit të riteve fetare.“Ato janë rikthy me gjasë, nuk e di unë, sepse e kanë ozurpu tash sallën ata personat që janë anku, që në komunitet njihen si idiotët më të mëdhenj, por nuk ka problem ajo punë, ne nuk e kemi pasur qëllimin me i hekë dhe me i dëmtu, i kemi hekë i kemi lëshu poshtë, e kemi pasë qëllimin edhe me i pastru dhe me i vendosë aty. Mirëpo, dikush e ka keqinterpretua dhe me qëllim e ka laku qëllimin e zhvendosjes së fotografive, por ne nuk kemi asgjë as kundër figurave kombëtare as kundër askujt, thjesht parimet e fesë unë jam i paguar me i çu n’vend, paguhna, marr rrogë për atë punë unë”, ka deklaruar Kastrati

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit