10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Peci: Reagimi i PDK-së në linjë me atë të Listës Serbe, ne do shkojmë sërish në veri

Rekomandime

Këshilltari i ushtrueses së detyrës së presidentit, Faton Peci, ka thënë se reagimi i PDK-së lidhur me largimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe Vjosa Osmanit, nga Veriu i Mitrovicës, është në një linjë me atë të Listës Serbe.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Peci ka thënë se me këtë reagim, PDK pranon dështimin për mosushtrim të autoritetit të të gjitha qeverive të saj, prej 20 vjetësh në veri të vendit.

- Advertisement -

Tutje ai thotë se vizita përfundoi me sukses të plotë dhe do shkojnë sërish atje, jo për të bërë fushatë por për të vendosur sundimin e rendit dhe të ligjit.

Ky është postimi i tij i plotë:

Reagimi i PDK-së, pos që është në linjë me atë të Listës Serbe, është poashtu pranim i dështimit për mos ushtrim të autoritetit të të gjitha qeverive të saj, prej 20-vjetësh në veri të vendit.

- Advertisement -

Me këtë reagim, ata dëshmuan paaftësinë e tyre për ta qeverisur atë pjesë, sikurse dëshmuan edhe për pjesën tjetër të Kosovës.

Madje, ky subjekt nëpërmjet njeriut të vet, ish-presidentit Thaçi le që dështoi të vendos autoritet në këtë pjesë, por e vuri tërësinë territoriale të Kosovës në pazar.

- Advertisement -

Ne mbaruam vizitën tonë me sukses të plotë në veri të vendit. Reagimet për vizitën nuk e zhbëjnë atë. Ne jo vetëm që ishim, por do të jemi sërish atje. Jo për të bërë fushatë, por për të vendosur sundimin e rendit dhe të ligjit, të cilin PDK dhe satelitët e saj nuk arritën ta bëjnë prej dy dekadash!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit