9.8 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Vjen edhe reagimi i Parim Ollurit: Nuk mërzitemi nëse i publikojnë 20 përgjime në ditë, janë të montuara

Rekomandime

Gazetari Parim Olluri ka bërë një reagim ndaj një medie online lidhur me një audio-incizim ku pretendohet se gazetari i Insajderit, Visar Duriqi, ka pranuar para nga një person i quajtur Halit Sahitaj në këmbim të publikimit të disa artikujve.

- Advertisement -

Olluri me anë të një postimi në llogarinë e tij në facebook ka thënë se incizimet e publikuara janë të montuara, me qëllim të dëmtimit të Duriqit dhe emisionit të tij.

Tutje, Olluri thotë se Visari nuk mori para nga Sahitaj, madje këtë edhe mund ta dëshmojë.

Ndërsa pak më parë reagoi edhe vetë Duriqi duke thënë se nuk ka pranuar pagesa nga ‘spiuni rus’.

- Advertisement -

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Ollurit:

Po me vjen gjynah per çmendurine e nje grupi kriminal per te shpenzuar dite, jave muaj duke montuar audio incizime kunder Insajderit.

- Advertisement -

Sot bene nje perpjekje per ta demtuar Visar Duriqin, autorin e emisionit Indoks.

Nuk ia arriten.

Insajderi posedon dhe publikoj para disa ore incizimin nga takimi qe pati Duriqi me Halit Sahitajn.

Takimi ishte realizuar ne kohen kur Visari bente dokumentar per grupin kriminal te Ismet Osmani-Currit dhe te Halit Sahitajt.

Aty deshmohet qarte qe Visari refuzon oferten financiare te Sahitajt.

Visari eshte gazetari i vetem ne Kosove qe ka raportuar per veprimet e dyshimta te Sahitajt.

Eshte çmenduri te pretendohet qe Visari na qenka gazetari i vetem qe paguhet nga Sahitaj.

Pretendim te tilla mund te kene vetem nje grup kriminal i njerezve te çmendur qe montojne audio-incizime. Shtojne e heqin biseda sipas interesave te tyre kriminale. Insajderi e Visari nuk ka publikuar asnjehere shkrime per Leken, Pacollin dhe askend tjeter me porosi te Halit Sahitajt.

Per interes te publikut, po e shohe te nevojshme edhe dhenien e nje sqarimi se kush eshte portali fiktiv i quajtur Shqip com.

Eshte hapur nga Florim Alaj, nje kriminel qe gjendet ne arrati. Tash e nje vit Policia nuk ka arritur ta arrestoj. Dyshohet qe fshihet jashte.

Florim Alaj e familjari i tij Ardian Alaj paten bere nje perpjekje vitin e kaluar qe ta shantazhojne Insajderin. Na paten kerkuar mbi 300 mije euro.

Une e Vehbiu i patem qu ne rrote te sames.

Edhe sivjet kane nisur kampanje shantazhuese ndaj Insajderit.

Dhjetera veta me kane derguar duke me thene “ Kane me postu dicka per ty”, “Kane me postu dicka per Vehbiun”, “Kane postu dicka per Visarin”.

Edhe sivjet e kemi te njejten pergjigje. Nuk merzitemi per grupe kriminale te shantazhuesve qe postojne nga arratia audio incizime te montuar. Nga 20 ne dite le te publikojne.

Edhe meqe po shihet qe Haliti ka gatishmeri qe te paguaj para per shkrime, te cilin Visari e ka refuzuar dhe ka deshmi per kete, hajde ju qe po bashkepunoni me ta kallezona se sa i keni marre prej tij per me e shantazhu nje Kosove me audio-incizime te montuara te Halit Sahitajt?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit