10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Certifikatë vaksine, test negativ ose dëshmi që e keni kaluar COVID-19 – Këto janë masat e reja për klube dhe dasma

Rekomandime

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për masa të reja anti-COVID, pas rritjes së rasteve pozitive me koronavirus.

Në masat e miratuara nga Qeveria, është vendosur që klubet e natës të lejohen të zhvillojnë aktivitetin nga ora 23:00, deri në orën 03:00 pas mesnate.

- Advertisement -

“Klubet e natës lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 23:00 deri në ora në ora 03:00. Kryerja e pagesave si dhe lirimi i hapësirës nga ana e klientëve në klubet e natës duhet të bëhet deri në ora 03:15. Në ambientet e mbyllura të klubeve të natës lejohet shfrytëzimi deri në 50% e kapacitetit të hapësirës. Në ambientet e hapura të klubeve të natës lejohet shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës”, thuhet në njoftim.

Mbajtja e dasmave, fejesave dhe ahengjeve tjera familjare lejohet deri në orën 01:00.

“Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 50% e kapacitetit të hapësirës, por jo më shumë se treqind (300) të ftuar në rastet kur 50% e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër”, bëhet e ditur në vendimin e Qeverisë.

- Advertisement -

Në vendimin e Qeverisë bëhet e ditur se nga data 20 gusht, deri në datën 10 shtator, hyrja në ambientet e klubeve të natës, diskotekave dhe ambienteve ku mbahen ahengjet (dasmat, fejesat, ahengjet familjare, e të tjera), grumbullimet, tubimet masive (koncertet, festivalet, etj), të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona, lejohet vetëm kur pjesëmarrësit/klientët posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme:

Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;

- Advertisement -

Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 10 shtator 2021, një nga dëshmitë e cekura në pikën 23, duhet të posedohet nga të gjithë punëtorët në kuadër të bizneseve/ aktiviteteve të cekura në pikën 23, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me klientët.

Po ashtu, në vendim bëhet e ditur se personat përgjegjës të bizneseve apo aktiviteteve të lartëpërmendura, janë të detyruar të caktojnë një person i cili do të kontrollojë posedimin e të paktën një prej dëshmive të cekura më lartë.

Ndërkaq këto dëshmi nuk do të ëkrkohen për fëmijët dhe personat nën moshën 18-vjeçare.

“Personat nën moshën 18 vjeçare nuk janë të detyruar të posedojnë asnjë nga dëshmitë e cekura sipas pikës 23, përveç kur hyjnë në klube nate dhe diskoteka. Varësisht sipas situatës epidemiologjike, afati i përcaktuar në pikën 23, mund të ndryshohet, si dhe mund të përfshihen biznese/aktivitete tjera”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit