8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Wigemark: Mua m’u desh t’ia dorëzoja Thaçit urdhër arrestin e Speciales – diçka që s’e prisja kurrë

Rekomandime

Më 5 nëntor të vitit të kaluar, presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, njoftoi vendimin e tij për t’u dorëhequr nga ky post pasi nga Dhomat e Specializuara në Hagë i ishte ngritur aktakuza për KRlME Iufte.

Në fjalimin e tij para mediave, Thaçi pati kërkuar “maturi, qetësi dhe për unitet”.

- Advertisement -

Mbi 9 muaj pas kësaj deklarate, shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, tregoi një detaj që deri më sot nuk është ditur.

Në një intervistë për “The Harvard Political Review”, që është një revistë studentore amerikane e politikës dhe kulturës, e botuar tërësisht nga studentët e Harvardit dhe që daton nga viti 1969, ka treguar se ka qenë ai vet që ia ka dorëzuar Thaçit urdhër arrestin.

“Shumë kosovarë i konsiderojnë ushtarët e akuzuar të UÇK-së si heronj, e dini”, tha Lars-Gunnar Wigemark.

- Advertisement -

“Unë personalisht u desh t’ia dorëzoja presidentit Thaçi atë që në thelb ishte një urdhër arresti, gjë të cilën nuk e prisja kurrë se do ta bëja”, u shpreh Wigemark në këtë intervistë.

Wigemark ishte urë lidhëse midis gjykatës në Hagë dhe autoriteteve të Kosovës si kreu i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

- Advertisement -

Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e të tjerët janë duke u ballafaquar në Hagë me akuza për mizori Iufte.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit