Në qarqet diplomatike në Uashington, flitet se diplomati i karrierës Gabriel Escobar do të zëvendësojë “veteranin” Matthew Palmer në të ashtuquajturën “byro evropiane” të Departamentit të Shtetit muajin e ardhshëm, ka mësuar Danas jozyrtarisht, transmeton Kosova Post.
Sipas burimit, shkruan Danas, ndyshimet do të ndodhin shumë shpejt pasi Karen Donfried të emërohet Ndihmës Sekretare e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë.
Siç thuhet, nëse Escobar merr detyrën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit, të cilin Palmer e ka bërë në Departamentin e Shtetit për një kohë të gjatë, do të thotë se ai do të bëhet
Përfaqësuesi i ri Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, dmth. ai do të përfshihet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Sipas burimit të danasit, thuhet se Gabriel Escobar, përndryshe Zëvendës Ambasador i SHBA në Serbi, i cili thuhet se do të marrë pozitën e Palmer, është një njohës i jashtëzakonshëm i Ballkanit dhe bëhet fjalë për një ” diplomat të paanshëm”.
Sipas biografisë së tij zyrtare, Gabriel Escobar u emërua zëvendës ambasador në Beograd në gusht 2019, ku shërbeu si i ngarkuar me punë deri në ardhjen e ambasadorit Anthony Godfrey.
Më parë, ishte këshilltar i lartë i ambasadorit, përgjegjës për sektorin për çështjet ekonomike në ambasadën amerikane në Bagdad, ku kryente funksionin e zëvendës ambasadorit në pjesën më të madhe të mandatit të tij.
Pozicionet e tij udhëheqëse përfshijnë Koordinatorin për Çështjet Kubane në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet e Hemisferës Perëndimore nga 2017 2018, Zëvendës Shefi i Misionit në Ambasadën e SHBA në La Paz, Bolivi 2014-2017, Konsull i Përgjithshëm në Konsullatën e Përgjithshme të SHBA në Peshawar, Pakistan 2013-2014, dhe Drejtues i Ekipit të Ekipit Provincial të Rindërtimit të SHBA në Kerkuk, Irak 2009-2010.
DW shkruante se Palmeri e njeh mirë Ballkanin se gati të gjithë bashkëvendasit e tij të tjerë. Beogradi ishte stacioni i parë i diplomatit të ri Palmer, në vitin 1993.
Deri atëherë ai ishte i interesuar për Lindjen e Largët dhe Japoninë. Pas Afrikës, Azisë dhe Qipros, Palmer është rikthyer prapë në Ballkan, sikur edhe heroi i romantit të tij të tretë „Ujku nga Sarajeva”, ku ai përshkruan vuajtjet shpirtërore të një diplomati amerikan nga tmerret e para në Srebrenicë.. Tashmë pritet që zëvëndësi i tej të jetë zv/ambasadori Amerikan në Serbi Gabriel Escobar.