2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kështu i ndërroi Edi Rama qëndrimet për Kosovën ndër vite/Renditje kronologjike e deklaratave

Rekomandime

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi përmes një postimi në Facebook ka renditur në mënyrë kronologjike disa nga deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama lidhur me Kosovën dhe Shqipërinë.

Zaimi e ka nisur postimin e tij me vitin 2013, kur Rama kishte kërkuar në Beograd nga Serbia njohjen e Kosovës, për të vazhduar ndër vite deri te deklarata e fundit, se bashkimi i Shqipërisë me Serbinë është i mundur edhe pa e njohur Serbia- Kosovën, edhe jashtë BE-së.

- Advertisement -

Postimi i plotë i Zaimit në Facebook:

Në 2013 Rama thoshte në Beograd se Serbia duhet ta njohë Kosovën.

Në 2014 Rama thoshte në Prizren se Shqipëria me Kosovën do të bashkohen brenda në BE.

- Advertisement -

Në 2017 Rama thoshte se po nuk i pranoi BE-ja, Shqipëria do të bashkohet me Kosovën.

Në 2018 Rama thoshte në Pejë se Shqipëria me Kosovën do të bashkohet deri në 2025, taksa 100% është e drejtë, Serbia është fajtor e Kosova viktimë dhe nuk ka treg të lirë pa e njohur Kosovën Serbia.

- Advertisement -

Në 2019 Rama thoshte në Berlin po hiqe taksën dhe ti o burrë.

Në 2020 Rama thoshte mirë bëtë që e nënshkruat minishengenin edhe pa e njohur Kosovën Serbia.

Në vitin 2021 Rama thotë, bashkimi me Serbinë është i mundur edhe pa e njohur Serbia Kosovën, edhe jashtë BE-së, ndërsa bashkimi me Kosovën nuk është i mundur as në BE as jashtë BE-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit