1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Sapo që të përkeqësohet situata e ndrron “baushtellën, ish-ministri Selimi e quan Vitinë punëtor sezonal

Rekomandime

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka ironizuar me kandidaturën e ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia, për kryetar të Prishtinës.

Selimi përmes një postimi në Twitter e ka quajtur Vitinë punëtor sezonal të qendrës.

- Advertisement -

Ai shtoi se Vitia e ndërron “baushtellën” sapo të përkeqësohet situata.

“Urime kandidatit te VV për Prishtinë. Puntor sezonal i qendrës. Sapo që të përkeqësohet situata e ndrron “baushtellën”, ka shkruar Selimi.

- Advertisement -

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë e ka zyrtarizuar Arben Vitinë si kandidat për kryetar të Kryeqytetit.

Ministri aktual i Shëndetësisë do të garojë për të parin e kryeqytetit me partinë e kryeministrit Albin Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit