12.9 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Adem Grabovci reagon për kërcënimet ndaj Drita Hajdarit, i quan të papranueshme

Rekomandime

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari që ka punuar aktakuzën kundër Adem Grabovcit dhe të tjerëve në rastin “Pronto” ka njoftuar se të shtunën ka marrë kërcënime dhe për këtë e ka njoftuar Policinë e Kosovës.

Pas kësaj, ish- shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci ka reaguar ndaj kërcënimeve që u janë bërë prokurores së rastit të tij.

Grabovci i ka quajtur të papranueshme këto kërcënime, derisa ka bërë thirrje që të zbulohen kërcënuesit.

- Advertisement -

“Është e papranueshme çdo formë e kërcënimit apo fyerje në drejtim të zyrtarëve të drejtësisë. I ftoj organet e relevante që raste të tilla të jenë prioritet dhe të zbulojnë akterët dhe t’i sjellin para drejtësisë”, ka shkruar Grabovci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit