Numër i madh i fëmijëve të moshaveve të ndryshme po presin para emergjencës së klinikës Pedriatike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në fotografitë, të cilat i ka siguruar Gazeta Infokus shihet se në këtë klinikë numri i atyre që po kërkojnë trajtim është i madh sa që radhët e me qytetarë janë edhe jashtë dyerve të saj.
Burime të gazetës kanë treguar se në emergjencën e kësaj klinike ku po presin qytetarët është duke punuar vetem një mjek, edhe pse në ndërrim ishte paraparë që të jenë katër mjek.