10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Regjisori serb pret që pas Afganistanit, SHBA-ja të tërhiqet edhe nga Kosova

Rekomandime

Regjisori serb Boris Malagurski, ka reaguar pasi talibanët morën kontrollin e Afganistanit pas tërheqjes së trupave të SHBA-së nga atje.

- Advertisement -

Malagurski ka publikuar një fotografi duke krahasuar tërheqjen e trupave amerikane fillimisht nga Vietnami dhe tash së fundmi nga Afganistani, duke pretenduar që e njejta të ndodh edhe nga Kosova, transmeton Zeri.

“A e ka radhën Kosova?” ka shkruar regjisori serb në fotografinë e publikuar në Tëitter, për çka ka ngjallur reagime përmes komenteve, kryesisht nga shqiptarët të cilët e kanë quajtur qesharak.

Në vitin 2019 dokumentari i Malagurskit “The Wight of Chains 3”, kishte ngjallur reagime të shqiptarëve në SHBA pasi kishte nisur të shfaqej në kinematë e New York-ut.

- Advertisement -

Në këtë dokumentar ai pretendonte se NATO gjatë bombardimeve ka përdorur uranium të varfëruar, ndërsa viktima i ka paraqitur shqiptarët dhe serbët, sipas tij pas bombardimeve ishin trefishuar rastet me kancer në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit