2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Milaim Zeka: Po të mos ta kemi KFORIN, Serbia do të hyje në Kosovë për 4 orë!

Rekomandime

Gazteari Milaim Zeka ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Zeka ka thënë se nëse Kosova nuk do të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë, atëherë e ardhmja e vendit do të jetë ndarja e 17 për qind e territorit të saj.

“Nëse Albin Kurti, apo cilido politikan shqiptar në Prishtinë dhe në Tiranë, ta kuptojnë se superfuqia e votës ka arritur të ndajë Berlinin përgjysmë, kryeqytetin me shtetit më të fuqishëm Europian.

- Advertisement -

Nëse ne nuk do të koordinohemi me partnerët tanë ndërkombëtarë, sidomos me Gjermaninë dhe SHBA-në, unë jam shumë i bindur dhe shumë i sh qetësuar se e ardhmja e Kosovës do të jetë ndarja e 17% të territorit të saj”.

Më tej Zeka u shpreh se Kosova duhet të kthehet te ideja e Thaçit për paqe, ndërsa thotë se po të mos ishte KFOR-i ushtarët e Vuçiqit zbarkojnë për katër 4 orë në Prishtinë.“Këtë ide e mbështesin shumë njerëz të UCK.

T’i japim fund kon.fliktit Kosovë-Serbi. Fëmijët të mos rriten me idenë e konfliktit. Të mos harrojmë se gjatë 2 mijë viteve lufte, popullit shqiptar vetëm një herë i ka rastisur që të ketë një mbështetje nga NATO. Kosova nuk do të ishte çliruar nga Serbia nëse nuk do të ishin aero.planët e NATO-s.

- Advertisement -

Ne e dimë fuqinë tonë në raport me Serbinë. Ne dimë se po të mos jetë KFOR në Kosovë dhe baza ame.rikane në Bondsteel, ushtarët e Slobodan Miloseviç të ri, që është Vuçiç, për 4 orë zbarkojnë jo në Prishtinë, por edhe në Prizren e në Kukës”, u shpreh Zeka në A2.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit