8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Banorët e Karaçevës kërkojnë që çështja e tyre të jetë pjesë e diskutimeve në Washington e Bruksel

Rekomandime

Banorët e fshatit Karaçevë e poshtme e Kamenicës, fshat i cili ndodhet në brezin kufitar në të cilin shpesh hyjnë forcat serbe, kanë kërkuar nga drejtuesit e institucioneve të Kosovës që problemi i tyre të diskutohet edhe në takimet në Washington e Bruksel, shkruan Kosova ime.

- Advertisement -

Ata i kanë shkruar letër presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Avdullah Hoti, kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe koordinatorit për dialog, Skender Hyseni.


“Bashkësia Lokale e fshatit Karaqevë duke e parë problemin në brezin kufitar Karaqev qe ky problem qe nga viti 2001 e deri me sod ku serbia po pretendon ta shkputë këtë pjesë të Karaqeves-teritorit të Repulikës së Kosovës kërkojmë që takimet Bruksel që mbahen në muajin gusht si dhe ne shtator ne Ëashington të trajtohet ky problem i brezit kufitar dhe të qitet në tavolinë të bisedimeve Kosovë-Serbi”, thuhet në letrën e tyre.


Ata kanë kërkuar nga Brukseli dhe Washingtoni që të trajtohet ky problem dhe të ndalet hyrja e xjandarmërisë e ishtrisë serbe.

- Advertisement -

“Mbesim me shpresë që edhe faktori ndërkombëtar si Brukseli, Washingtoni, Neë Yourk, Boni, Parisi, Londra, Gjeneva të na mbështesin në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”.


Që nga viti 2001 në këtë fshat vazhdimisht hyjnë forca të policisë e ushtrisë serbe, gjë që trembin banorët e fshatit. Ky fshat ka filluar të braktiset shkaku i provokimeve të vazhdueshme nga Serbia.

- Advertisement -

Kujtojmë që muajin e kaluar forcat e xhandarmërisë serbe u futën thellë në territorin e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit