17.5 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Murati për heqjen e homologimit: Efektet e Qeverisë së re po vërehen që tani

Rekomandime

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh ekonomisti, Hekuran Murati, i është gëzuar vendimit të ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për largimin e homologimit për veturat e reja që vijnë nga Bashkimi Europian.

Gjithsesi ministria nuk ka marrë vendim për heqjen e homologimit për veturat e përdorura që vijnë nga BE’ja. E për këtë Murati thotë se do të ndodhë shumë shpejt.

“Dhe ja, gjërat fillojnë të vijnë në vend ende pa e marrë mandatin Qeveria e re. Efektet po vërehen që tani”, ka thënë Murati.

- Advertisement -

“Së shpejti do të hiqet obligimi për homologim edhe për veturat e përdorura, gjë që e kanë kërkuar mbi 10 mijë qytetarë me peticion, e madje edhe vetë BE-ja”, shton ai.

Ndryshe prej sot qytetarët mund të blejnë vetura të reja nga vendet e BE’së dhe nuk do të kenë nevojë që të paguajnë homologimin tek kompania “EuroLab” që deri sot ka pasur monopolin në këtë fushë. Për këtë ka pasur kundërshtime të shumta.

Bashkimi Europian ka përkrahur lajmin për largimin e homologimit për vetura të reja, por gjithsesi ka kërkuar që kësaj pune të i shkohet deri në fund dhe të largohet obligimi për homologim edhe për veturat e përdorura që vijnë nga vendet anëtare të bllokut.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit